E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e liderit të Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar

Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupi i liderit të Hamasit në Rripin e Gazës, Mohammed Sinwar, është identifikuar zyrtarisht. Sinwar u vra gjatë një bastisjeje izraelite të ndërmarrë më 13 maj, në jug të Gazës.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe agjencisë së inteligjencës Shin Bet, trupi i Sinwar u gjet bashkë me trupat e disa anëtarëve të tjerë të Hamasit në një tunel të nëndheshëm poshtë Spitalit Evropian në Khan Yunis.

Në të njëjtën sulm u eliminuan edhe dy figura të rëndësishme të grupit: Mohammed Sabana, komandant i brigadës Rafah, dhe Mahdi Quara, komandant i batalionit të Khan Yunis-it jugor.

Autoritetet izraelite bënë të ditur se në vendngjarje u zbuluan edhe armë dhe dokumente që i përkisnin Sinwarit dhe Sabanës, përfshirë karta identiteti. Procesi i identifikimit të trupave të tjerë të gjetur vazhdon ende.

Reklamë

IDF njoftoi gjithashtu se gjatë këtij operacioni, Forcat Ajrore izraelite përdorën mbi 50 bomba brenda vetëm 30 sekondave, me qëllim goditjen e tunelit dhe eliminimin e drejtuesve të Hamasit.

Ky zhvillim shënon një prej goditjeve më të rëndësishme ndaj lidershipit të Hamasit që nga fillimi i konfliktit të përshkallëzuar në Rripin e Gazës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë