E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Ushtria e policia në rrugë, kyçen lokale e restorante

Pas aksionit të policisë për mbylljen e të gjitha ambienteve ku ka grumbullime masive njerëzish, baret dhe restorantet kanë mbyllur aktivitetin e tyre, duke respektuar kështu urdhrin e qeverisë.

 

Kjo masë u ndërmor për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe moszbatimi i tyre do të shoqërohet me penalitete ligjore.

 

Reklamë

Ndërkohë, Ushtria dhe Policia e Shtetit kanë zbritur në terren për të identifikuar të gjithë ata persona, shqiptarë apo të huaj, që në 14 ditët e fundit kanë hyrë në territorin shqiptar nga italia, Greqia dhe çdo vend tjetër ku janë identifikuar rastet me COVID-19.

 

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi se të gjithë ata që nuk vetëkarantinohen do të gjobiten me 5 mijë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë