Subscribe

Në Kosovë 9 vatra zjarri nuk janë vendosur ende nën kontroll ndërsa në terren kanë zbarkuar edhe 100 forca të ushtrisë. Situata mbetet kritike në parkun kombëtar  “Bjeshkët e Namuna”. Shefi i operacioneve, Ejup Maqedonci shprehet se erërat e forta e kanë bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen në disa raste.

 

EJUP MAQEDONCI

SHEF I OPERACIONEVE, FSK

“Aktualisht zjarre ka ende në Shtupeq të Pejës, vatra të zjarrit kryesisht edhe pasi të fiken riaktivizohen dhe rindizen për shkak të erërave që janë duke vazhduar dhe normal motit të nxehtë. E kemi nën menaxhim dhe kontroll të plot gjendjen në fshatrat e komunës së Suharekës ku janë fikur zjarret si dhe gjatë mbrëmjes dhe orëve te hershme të mëngjesit të sotëm është fikur edhe zjarri në fshatin Peqan dhe Sllobozhan.”

 

Ndërkohë Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka paralajmëruar protesta pasi të normalizohet situata e zjarreve. Ata ankohen edhe për mungesën e mjeteve elementare.

 

MUHARREM BEKA

KRYETAR I SINDIKATES SE ZJARRFIKESVE

“Në shumicën e komunave mungojnë pajisjet personale për shembull sistemi i radiolidhjeve, i maskave personale i baterive… Pajisjet kolektive me automjete të stërvjetëruara që janë të viteve ’74 ka edhe të viteve ’60-ta, numri i vogël i vozitësve për shembull në disa komuna e kanë një vozitës në një ndërrim paramendo një vozitës duhet me shkua deri në vend të ngjarjes edhe me u kthye me marr kamionin tjetër përcjellës se nuk ka kush ky është dështim total kështu nuk menaxhohet situata.”

 

Sipas kryetarit të sindikatës së zjarrfikësve, aktualisht në Kosovë janë në gatishmëri rreth 900 zjarrfikës por flota duhet shtuar edhe me rreth 100 të tjerë për të përmbushur nevojat bazë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *