E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Bota

Ushtria e Iranit do të vazhdoje të qëndrojë në Siri

Ndonëse SHBA dhe Izraeli kanë këmbëngulur që Irani duhet të largojë sa më shpejt trupat e veta ushtarake nga Siria, burime nga Teherani zyrtar bënë të ditur se ky vend do të vazhdojë të ketë prezencë ushtarake në Siri.

 

 “Prezenca e vazhdueshme e këshilltarëve iranianë në Siri, është pjesë e marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak në mes të Teheranit dhe Damaskut” që është nënshkruar nga ministrat e Mbrojtjes së të dyja vendeve vikendin e kaluar, ka thënë gjenerali, Abolqasem Alinejad, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve.

 

Reklamë

“Irani do t’i ndihmojë Sirisë në pastrimin e zonave të minuara në pjesë të ndryshme të shtetit, dhe në rindëritimin e zonave ushtarake që janë dëmtuar në luftë”, ka thënë Alinejad.

 

Trupat e Gardës Revolucione të Iranit kanë dërguar armë dhe mijëra luftëtarë në Siri, në ndihmë të presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë luftës shtatëvjeçare me rebelët sunitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë