E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ushtria, aksion pastrimi në Gjirokastër

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka kritikuar pushtetin lokal per menaxhimin e territorit dhe pastrimin e mbetjeve. Kodheli ka qene pjese e aksionit te Forcave te Armatosura per pastrimin e Gjirokastër-Kakavijë, prej nga u ka bere thirrje drejtuesve vendore t’u vijnë ne ndihme forcave qe janë angazhuar ne pastrimin e akseve kombëtare.

 

“Do të kërkoja me përulje nga shqiptarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë për turizëm apo për arsye të tjera, të mund ta trajtojnë vendin ashtu siç trajtojnë shtëpitë e tyre. Të hedhin hedhurinat atje ku duhet. Dhe një thirrje e kam me zë të fortë për pushtetin lokal. Duhet të jetë më prezent, të paktën të suportojë FA, pa folur që duhet të bëjë detyrën.”

 

Reklamë

Nga momenti qe Forcat e Armatosura nisen aksionin e pastrimit te akseve kryesore kombëtare dhe zonave bregdetare jane larguar më shumë se 500 ton mbeturina.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë