E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ushtarëve rus iu ndalohet me ligj përdorimi i telefonave

Parlamenti i Rusisë, miratoi ligjin përmes të cilit ushtarëve rusë iu ndalohet përdorimi i telefonave të mençur dhe pajisjeve tjera teknologjike të cilat mund të incizojnë bisedat ose informacione përderisa ushtarët janë në detyrë.

Përmes këtij ligji, i cili u miratua në lexim të tretë, ushtarët mund të përdorin vetëm telefonat “e thjeshtë” pa kamerë dhe lidhje të internetit.

Reklamë

Gjithashtu ushtarëve nuk iu lejohet të ndajnë informacione për njësitë e tyre në rrjete sociale, misione, ish kolegë, apo familjarëve të tyre.

Ligji u miratua pa asnjë votë kundër.

Viteve të fundit, fotografitë dhe video incizimet në rrjete sociale kanë zbuluar lokacionet, lëvizjet dhe pajisjet e ushtrisë ruse.

Aktivistët e të drejtave të njeriut falë këtyre të dhënave kishin arritur deri te informacionet e abuzimeve në ushtrinë ruse./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë