Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Ushtarët e OKB-së rrëzojnë një dron izraelit në Liban

27 Tetor 16:01

Një dron izraelit është rrëzuar nga paqeruajtësit e OKB-së të dislokuar në Liban. Është hera e parë që ushtarët e Kombeve të Bashkuara, aktualisht nën komandë italiane, hapin zjarr ndaj mjeteve ajrore të telekomanduara të shtetit hebre.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e së dielës, 26 tetor, në zonën e Kafr Kilas dhe dëshmon për tensionin shumë të lartë mes kontingjentit ndërkombëtar dhe izraelitëve.

Sipas komandës së OKB-së, droni fluturonte “në mënyrë agresive” mbi një patrullë të paqeruajtësve, “duke i detyruar të ndërmarrin masa mbrojtëse për ta neutralizuar”. Versioni i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) është i kundërt, sipas tyre, droni nuk përbënte rrezik.

Pas shkatërrimit të dronit të parë, ata dërguan një të dytë që fluturoi mbi të njëjtën zonë të patrulluar nga paqeruajtësit dhe hodhi një granatë. Sipas UNIFIL-it, në atë fazë edhe një tank izraelit qëlloi me top drejt pozicionit të vëzhguesve të paqes. Këtë rrethanë IDF e mohon.

Tani janë aktivizuar kanalet e komunikimit mes drejtuesve të OKB-së dhe ushtrisë izraelite për të sqaruar ngjarjen. Në javët e fundit, paqeruajtësit kanë akuzuar dy herë izraelitët për hedhje granatash mbi pozicionet e tyre: në këto sulme të kryera nga dronët, një ushtar është plagosur lehtë. Në të dy rastet, izraelitët kanë deklaruar se mjetet shpërthyese ishin drejtuar vetëm kundër mbështetësve të Hezbollahut.

E gjithë misioni i OKB-së sot është nën komandën e gjeneralit Diodato Abagnara dhe përfshin rreth 1200 ushtarë italianë. Misioni është vendosur pranë kufirit mes Libanit dhe Izraelit që nga viti 2006.

Shteti hebre e kritikon për pasivitetin në çarmatimin e milicive shiite pro-iraniane. Ndërkohë, selia e OKB-së kundërshton agresionet e IDF-së në territorin e Bejrutit dhe shkeljen e rezolutës 1701 që ka gjeneruar operacionin. Gjatë ofensivës tokësore izraelite kundër Hezbollahut në tetor 2025, ka pasur shumë incidente mes ushtrisë izraelite që ka hyrë në Liban dhe ushtarëve të paqes.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Liban OKB Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.