Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina dhe Rusia janë një popull.

 

Putin theksoi se nuk do të tërhiqet asnjëherë nga kjo deklaratë, të cilën e ka bërë disa herë ndër vite.
“Unë nuk do ta tërheq kurrë deklaratën time se Rusia dhe Ukraina janë një popull”, tha ai.

 

Putin ka akuzuar forcat ukrainase për përdorimin e civilëve si “mburoja njerëzore”, ndërsa i ka përshkruar ushtarët rusë që “po veprojnë me guxim” si “heronj të vërtetë”.

“Suksesi” i ushtrisë ruse në Ukrainë janë shembuj të atij “heroizmi”, pohon Putin.

 

Ai thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull” por se ukrainasit janë “të kërcënuar dhe trushpërlarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *