Subscribe

 

Eshte firmosur marrëveshja midis Ministrisë se Arsimit, Shendetesise dhe Bujqësisë, te cilat do te mundësojnë qe ne 5 bashki te vendit, ushqimi per nxënësit te ofrohet falas. Projekti pilot do te nise nga Tirana, ku do te përfitojnë kater shkolla. Ministrja e arsimit, Lindita Nikolla tha se fëmijët përveç ushqimit, do te bëjnë edhe detyrat ne shkolle.

 

“Ky projekt do bëjë të mundur heqjen e barrën prindërve për të bere detyrat e shtëpisë, tashmë kjo barrë i mbetet shkollave. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme është që ne të avancojmë në përgatitjen dhe cilësinë në arsim, pasi që edhe nxënësit që vijnë nga familje me mundësi të pakta ekonomike, ashtu sikurse edhe gjithë nxënësit e tjerë, bashkëmoshatarët e tyre, do të kenë të njëjtin burim nga vjen informacioni edhe në përgatitjen e detyrave të shtëpisë. Pra do të jenë mësues të dedikuar për këtë poçes.”

 

Ndersa ministri i bujqësisë, Niko Peleshi shtoi se siguria ushqimore ne këto shkolla do te jete maksimal.

 

 “Kështu që pak me taktikë përmes këtij projekti synojmë të krijojmë një aleancë të re, të krijojmë një aleancë me fëmijët, të cilët pastaj do të përçojnë mesazhet edhe tek prindërit apo gjyshërit e tyre sesi duhet të kontrollohet një ushqim, se si duhet të bindemi që një ushqim është i shëndetshëm, ose duhet të kërkohet të jetë i tillë.”“Pra edhe ky koncept, jo vetëm siguria ushqimore, por edhe sigurimi i ushqimeve na jep mundësinë që përmes këtij programi të fillojë, që të implementohet më gjerësisht në vendin tonë.”

 

Ogerta Manastirliu tha se ministria qe ajo drejton do te kujdeset per higjienën e ushqimeve, ne menyre qe ato te jene te shëndetshme per te vegjlit.

 

Përveç Bashkisë se Tiranës, ky projekt do te shtrihet ne bashkinë e Korces, Lezhës, Elbasanit dhe Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *