Të jesh i lumtur duket misioni më i vështirë për t’u përmbushur! Me ritmin dhe jetën frenetike njerëzit po humbasin kënaqësitë e vogla të jetës duke u gllabëruar nga monotia e në fund të ditës nuk ka asgjë për t;u mbajtur mend! Të biesh në humnerën e depresionit po bëhet shumë më e lehtë dhe gjithnjë e më shumë njerëz po kurohen pa recetë mjeku me ilaçe antidepresive.

 

Pa dashur të përcaktojmë më tej se çfarë është depresioni e simptomat e saj, Living do të ndajë me 9 ushqimet, konsumi i të cilave thjesht do t;ju bëjë më të lumtur pa rënë në grackën e trishtimit.

 

Polifenolet, neurostransmetuesit pozitivë, magnesiumi, minerali i njohur ndryshe si aleati i trurit, acidet yndyrore omega 3, potasiumi, triptofani antioksidantët gjenden me shumicë tek 9 ushqimet e mëposhtme:

 

Çaji jeshil, bajamet, salmoni, avokado, çokollatë, banane, boronica, spinaqi dhe shpargujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *