Pas tryezës së Krishtlindjes, një ndër shqetësimet kryesore të shumë zonjave në këtë periudhë është menuja e fundvitit, e cila është gjithmonë në përpunim e sipër. Mënyra më e mirë për të mirëpritur vitin që vjen është pranë familjes dhe njerëzve të dashur e sigurisht që ushqimi është një nga ata ‘’çelësa magjikë’’ që mund të ‘’hapë’’ jo vetëm stomakun, por edhe zemrën e gjithkujt. Por, krahas gjelit të detit dhe bakllavasë klasike ekziston edhe një armatë e tërë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën e askujt. Living ju zbulon cilat janë ato, si dhemesazhet dhe simbolet kuptimplota që fshihen pas tyre:

 
1.Thjerrëzat: Për fqinjët tanë italianë, të njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për makaronat dhe picat, por edhe për një prej kuzhinave më të mira në botë, thjerrëzat janë pjata që nuk duhet të mungojë kurrsesi në darkën e fundvitit. Kjo traditë e lashtë romake simbolizon para dhe prosperitet.

 
2.Rrushi: Për spanjollët dhe meksikanët, rrushi është simboli i bollëkut dhe mbarësisë, madje një shprehje e vjetër thotëqë ‘’kushdo që ha rrush për Vit të ri, nuk do ta ketë kurrë xhepin bosh gjatë vitit pasues’’. Tradita thotë që duhen ngrënë 12 kokrra rrush para trokitjes së akrepave gjatë mesantës.

 
3.Shega: Nga fqinjët italianë do të kalojmë tek ata grekë, të cilët nuk harrojnë kurrë që në mes të tryezës të vendosin sa më shumë shegë. Ky frut, aq shumë i njohur për vlerat e tyre ushqyese, është simboli i pjellorisë dhe pasurisë.
4.Mishi i derrit: Nuk dihet nëse mishi i derrit është produkti më i konsumuar në Austri, Hungari,Portugali dhe Kubë, por ajo që është e sigurtë është se nuk mungon kurrë në tryezën e Vitit të Ri, të cilin mund ta konsumoni në të gjitha format e tij si proshutë, pancetë, rosto etj. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit e cila nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj pasi simbolizon progresin. Derri është ndër të paktët kafshë që nuk ecin kurrë mbraptsht, prandj edhe progresi do të jetë në anën tuaj.

 
5.- Tavë me Peshk
Një tavë me peshkë nuk duhet ti mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:
A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.
B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.

 

//Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *