Subscribe

Tonelata te tera me ushqime te skaduara hidhen nga supermarketet në Tiranë. Por bashkia kërkon t’i shfrytëzojë ato. Produktet qe janë në prag të kalimit të afateve të skadencës, do t’iu shpërndahen falas familjeve në nevojë. Marrëveshjen me këto markete e ka lajmëruar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Në Këshillin Bashkiak do të paraqesim shumë shpejt një nismë, në mënyrë që supermarketet të mos i hedhin ushqimet që kanë afat skadence në muajin e ardhshëm, por ato t’u kalojnë familjeve në nevojë. Asnjë supermarket nuk duhet të hedhë poshtë ushqime, të paktën një muaj para skadencës. Është e panevojshme që supermarketet të paguajnë dikë për të groposur ushqimet, ndërkohë që pjesën e pashitur mund ta konsumojnë brenda afatit të skadencës nevojtarët e familjarët që s’kanë mundësi dhe që sot e kanë të nevojshme ndihmën e bashkisë.”

Gjatë takimit me kryepleqte, Veliaj u ndal edhe te rritja e rolit të tyre, duke u kërkoi që të hartojnë një inventar të të gjitha nevojave të zonave që mbulojnë.

“Ne po bëjmë një ristrukturim mënyrës se si funksionon bashkia, për t’u siguruar që kemi një lidhje në nivel kapilar me çdo qytetar të Tiranës. Për qytetin e Tiranës, ne kemi një sistem të ndërlidhësve. Me të njëjtën logjikë, e kemi edhe në fshat. Çdo familje në fshat ka kryeplakun e fshatit, i cili lidhet direkt me administratorin, kurse administratori me kryetarin e Bashkisë”.

Bashkia e Tiranës sqaroi për Vizion Plus, se të gjitha ushqimet do të jepen falas nga supermarketet dhe se ekspertet e saj do të verifikojnë saktësinë e datave të skadencës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *