E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

USAID si FMN: Kujdes me koncesionet

 

Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe USAID i bën apel qeverisë që të bëjë kujdes me koncesionet. Në kuadër të dhënies së koncesioneve me propozim të pakërkuar, shefja e USAID në Tiranë ka deklaruar se askush nuk duhet të marrë trajtim preferencial.

 

Ky qëndrim i USAID u bë publik gjatë prezantimit të strategjisë së energjisë, sektor ky, ku koncesionet dominojnë.

Reklamë

 

Në dokumentin zyrtar të prezantuar këtë të hënë, kryeministri Edi Rama tha se falë reformës së zbatuar treguesit e sektorit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në të ardhmen edhe qytetarët do të mund të bëhen aksionar të kompanisë.

 

Sipas strategjisë, parashikohet që humbjet teknike të kompanisë nga 26.4% që janë aktualisht, të arrijnë në nivelin e pranueshëm prej 10%. Ky reduktim do të vijë edhe si pasojë e investimeve që do të kryhen në rrjet.

Më shumë video

Reklamë