Shtetet e Bashkuara te Amerikës është gjysemfinalistja e pare e Kupës se Amerikës te futbollit. Ne Centyry Link Field te Seatle amerikanet munden ne çerekfinale 2-1 Ekuadorin, ndërsa presin tashme kundërshtarin e radhës qe do te dale nga çifti Argjentine – Venezuele. Edhe pse pak kush e mendoi se do te shkonte deri ketu pas nje debutimi zhgënjyes me Kolumbinë, skuadra e Jurgen Klinsman e nisi mire dhe ne minutën e 22 kaloi ne avantazh fale gjuajtjes perfekte me koke te Dempsey. Me fillimin e pjesës se dyte takimi pati mjaft nervozitet dhe gjyqtari kryesor nxori nga loja nga nje lojtar per skuadër, Xhons per vendasit dhe Antonio Valencia per Ekuadorin. 10 përballe 10 amerikanet përsëri dominues duke shënuar edhe golin e dyte me ane te Zardes ne minutën e 65. Atëherë kur mendohej se takimi përfundoi ne favor te amerikaneve, ne minutën e 74 Arroyo ngushtoi diferencën, ndërsa Enner Valencia ne te paktën tre raste nuk i mohoi skuadrës se tij barazimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *