E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ursula von der Leyen telefonon Ramën: BE është me Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama këtë të shtunë në lidhje me situatën e vështirë që po përballet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit.

 

Bisedën e ka njoftuar vetë Presidentja e Komisionit Europian në një postim në Twitter ndërsa thekson se BE është me popullin shqiptarë në këtë moment.

 

“Komunikova me kryeministrin shqiptar @ediramaal i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për popullin shqiptar që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është në anën e tyre me dhembshuri DHE me veprim.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë