E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ursula Von der Leyen nesër në Tiranë/ Zbardhet axhenda

Ditën e nesërme pritet që në Tiranë të mbërrijë presidentja e KE, Ursula Von der Leyen.

Lidhur me këtë vizitë të Von der Leyen në vendin tonë ka reaguar Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca i cili shprehet se mezi pret që ajo të mbërrijë në Tiranë. Soreca shkruan se Ursula Von der Leyen do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

“Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula Von der Leyen. Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta. Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të programit #EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019”– shkruan ambasadori në Tëitter.

Vazhdo të lexosh

Reklamë