E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ursula von der Leyen mbërrin në Serbi/ Vuçiç i dhuron tufë me lule

Pas vizitës në Malin e ZI, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Serbi.

Ajo u prit në aeroport nga presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, i cili i dhuroi gjithashtu Von der Leyen-it, një tufë me lule.

Von der Leyen ka nisur turin në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht vizitoi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ditën e sotme ishte në Kosovë dhe Mal të Zi. Ditën e nesërme pritet që presidentja e KE-së të mabjë një konferencë për shtyp me Vuçiç, ku do të diskutohet mbi tensionet Kosovë-Serbi, integrimi në BE si edhe politikat e brendshme të vendit.

Destinacioni i fundit i Ursula von der Leyen do të jetë Bosnje-Hercegovina.

Vazhdo të lexosh

Reklamë