Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka kritikuar udhëheqësit politikë se kanë nënvlerësuar koronavirusin. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ajo tha se krerët e politikës në disa vende të Evropës e morën me të lehtë këtë sfidë që u ka hapur COVID-19.

 

“Udhëheqësit politikë e nënvlerësuan shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi. Mendoj se të gjithë ne, që nuk jemi ekspertë, e kemi nënvlerësuar fillimisht koronavirusin. Tani, është e qartë se ky është një virus që do të na mbajë të zënë për një kohë të gjatë.”

 

Pavarësisht kësaj, Presidentja e KE nuk ndan të njëjtin mendim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron se kjo është një luftë.

 

“Personalisht, nuk do ta përdorja këtë term, por e kuptoj qëllimin e presidentit të Francës, sepse koronavirusi është një armik shqetësues.”

 

Për shkak të numrit të madh të vdekjeve nga COVID-19, BE vendosi të martën të ndalojë hyrjen e udhëtarëve për të paktën 1 muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *