Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri

23 Shkurt 21:02

Bilanci i arritjeve të gjermanes Von der Leyen është i dukshëm. Sfidues seriozë ajo nuk ka. Por rizgjedhja e saj nuk është punë e mbaruar, shkruan Auron Dodi.

Rikandidimi i Ursula von der Leyen-it pritej. Megjithatë ajo i la vetes kohë dhe gatishmërinë për kandidim e shpalli vetëm javën e fundit. Rikandidimi konsiderohej i mundur, edhe sepse von der Leyen-i ka një bilanc të pamohueshëm arritjesh në krye të Komisionit Evropian.

Asnjë president tjetër që prej francezit Jacques Delors nuk ka pasur peshë të tillë në krye të KE. Për këtë ekspertët janë të një mendimi. Në fund të mandatit, gjermania Von der Leyen vlerësohet si menaxhuese e aftë krizash. Në këtë pikë bilanci i saj të sjell në mend bilancin e gjermanes tjetër, Angela Merkel, e njohur si menaxhuese e aftë krizash në krye të Gjermanisë dhe Evropës.

Krizat në mandatin e von der Leyenit kanë qenë të përmasave historike. Qeveria e BE nën drejtimin e saj ka reaguar shpejt, me hapa integrues të Evropës. Për hapa të tillë në kushte të tjera do të ishin dashur vite apo dekada.

Përvijimi i BE si faktor gjeopolitik

Pandemia dhe lufta në Ukrainë qenë zhvillimet më sfiduese të mandatit pesëvjeçar të Von der Leyenit. Që në krye të mandatit të saj, në dhjetor 2019, në Kinë shpërtheu pandemia Covid-19. Pasojat e pandemisë tronditën botën dhe BE. Këtu,  në fushën e shëndetësisë, Von der Leyenit i njihet merita e organizimit të blerjes së përbashkët të vaksinave nga BE.

Në shkurt 2022 nisi lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Reagimi i ekzekutivit të BE qe impresionues: u hapën për Ukrainën negociatat për anëtarësim në BE; u miratuan për Ukrainën blerje armatimesh; për Ukrainën u miratua më tej mbështetje e madhe financiare nga BE. Me këto Ursula von der Leyen-i bëri një hap të rëndësishëm në përvijimin si faktor gjeopolitik të BE. Këtë premtim ajo e kishte bërë në krye të mandatit të saj.

Suksese të tjera të KE, në mandatin e saj, janë ato në fushën ekonomike dhe energjetike.

Me Fondin e Rindërtimit nga pandemia, prej 750 miliardë eurosh, BE pranoi për herë të parë të hyjë në borxhe të përbashkëta, pra pranoi një formë eurobondesh.

Kurse në fushën e energjisë, në mandatin e von der Leyenit, BE vuri në rrugë reformën e tregut energjetik.

Veç kësaj: KE ka miratuar vitet e fundit direktiva mbrojtëse në politikën tregtare me botën.

Njëkohësisht, ka nisur puna për Paktin e Gjelbër evropian. Ky Pakt synon ta bëjë BE neutral ndaj karbonit, deri në vitin 2050. Por disa reforma të këtij Pakti aktualisht janë pezulluar, kryesisht nën presionin e protestave të fermerëve në Evropë.

Objektivat e rinj të Ursula von der Leyen-it

„Aftësia për konkurrencë e BE dhe siguria në kuptim të gjerë”, këto duhet të jenë prioritete kryesore të BE, tha von der Leyeni të shtunën (17.02.), në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sidomos siguria, e në këtë kuadër mbrojtja dhe prodhimi i armatimeve janë aq të rëndësishme për të, sa ajo tha se do të emëronte një komisioner të posaçëm për këtë post, nëse do të rizgjidhet. Megjithatë, fushatën për rizgjedhje von der Leyen-i nuk e ka nisur ende, zyrtarisht.

Mbështetje e re franceze për von der Leyenin?

Franca pritet ta mbështesë gjermanen von der Leyen për një mandat të dytë. Sipas mediave franceze, ajo është sjellë mirë me Francën.  Megjithatë, mediat franceze kanë përhapur se Franca nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë: mbështetje von der Leyen-i merr po t’i jepen Francës poste me kompetenca të gjera: një zëvendëspresident i KE dhe një portofol i madh, për Teknologjitë e së Ardhmes së Evropës dhe për Mbrojtjen. Këto janë fusha qendrore të BE dhe për to pritet interes edhe nga shtete të tjera.

Macron e Von der Leyen si Helmut Kohl e Jacques Delors

Përsa i përket lajmit se ishte Franca ajo që e propozoi gjermanen von der Leyen, në 2019, në krye të Komisionit Evropian: Gjermania nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë, por as e ka kundërshtuar. E pyetur për këtë në 2019-ën, kancelarja Merkel heshti. Gjithsesi, Merkeli i tha atëherë Macronit, se “asnjë francez nuk do të bëhet president i Komisionit Evropian”.

Po edhe sikur ta kenë bërë francezët propozimin për gjermanen – e pazakontë kjo nuk do të ishte. Në vitin 1985, ishte Helmut Kohli që ia propozoi Jacques Delors-in si kandidat për President të KE, François Miterrand-it. Kohlit i pëlqente natyra e palodhur në punë e Delors-it, dhe thoshte se Delors “kishte një anë gjermane”.

Von der Leyeni ka me sa duket mbështetje nga shumë shtete evropiane për kandidaturën e re të saj. Kundërkandidatë të tjerë seriozë që ta rrezikojnë 65 vjeçarja nuk ka. Formalisht, si kandidate kryesore (Spitzenkandidatin) Ursula von der Leyenin (kandidaten kryesore të CDU-së gjermane për zgjedhjet evropiane) pritet ta propozojë kongresi i EPP (Europeans People’s Party) në mars.

Megjithë këto, zgjedhja e saj nuk konsiderohet punë e mbaruar. Kjo për shkak të konstelacioneve që mund të krijohen në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve evropiane, që mbahen nga 6 deri në 9 qershor.

Braktisje e mundshme e qendrës politike nga KE

Në situatën e jashtëzakonshme aktuale gjeopolitike, në Evropë ka ndodhur thuajse kudo një zhvendosje e ndjeshme djathtas e elektoratit. Sipas sondazheve, grupi i nacionalistëve të djathtë ECR (European Conservatives and Reformists), mund të fitojë në zgjedhje më shumë mandate se liberalët dhe Të Gjelbrit. Te ECR bën pjesë Fratelli d’Italia, të Giorgia Melonit. Po të fitojë më shumë se të Gjelbrit, ECR, Partia Popullore Evropiane (EPP), mund të hyjë në koalicion me të, ECR-në, dhe me liberalët.

Ky do të ishte një hap historik: do të kishim një braktisje të qendrës nga Komisioni Evropian. Prej dekadash, BE qeveriset nga një koalicion politik i përbërë nga konservatorët, socialistët, liberalët dhe Të Gjelbrit.

Megjithë parashikimet e sondazheve: von der Leyen tregohet shumë e kujdesshme që të mos lëndojë me deklarata as Të Gjelbrit, në kohën kur shumë pika të Paktit të Gjelbër evropian në dy vitet e fundit von der Leyen-i i ka pezulluar. Më parë ajo kishte shkuar shumë larg me politikën ambjentaliste, gjë që i solli kritika nga konservatorët në Parlamentin Evropina dhe CDU-ja.

Është Parlamenti Evropian që e ka fjalën e fundit për Presidenten e KE, megjithëse propozimin e bën Këshilli Evropian, pra kryeministrat dhe presidentët e shteteve.

“Në këto pesë vjet, jo vetëm që është rritur pasioni im për Evropën, por sigurisht edhe përvoja ime se sa shumë mund të arrijë kjo Evropë për popullin e saj”, tha von der Leyen të hënën (19.02.) në Berlin pas emërimit nga CDU si kandidate kryesore.

Sot, pesë vjet më vonë, ajo merr “një vendim shumë të vetëdijshëm dhe të mirëmenduar”. Fjalë të përshtatshme. Herën e fundit, në Parlamentin Evropian, von der Leyen nuk e pati të lehtë: e zgjodhën me një shumicë të vogël – nëntë vota më shumë se shumica e nevojshme./DW

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
mandati ursula Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen e numrit të pushuesve

më shumë...

Keqtrajtimi i aktivistëve ne Izrael, Tirana dënon sjelljen e ministrit të Sigurisë Itamar Ben-Gvir

më shumë...

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill 2.8%, ndikuan karburantet dhe transporti

më shumë...

Lideri i së djathtës britanik nën akuza për fshehje donacionesh!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.