Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e konsideron një detyrë morale mbrojtjen e afganëve.

 

Ajo pati një konferencë për mediat mbi situatën në Afganistan pas takimit të G7 dhe deklaroi se të gjithë ranë dakord që afganët duhet të mbrohen dhe ndihmohen.

 

“Situata është me të vërtetë një tragjedi për popullin afgan dhe është një pengesë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare. Duhet t’i mbrojmë ata, është një detyrë morale. Qartazi, është çështje e bashkëpunimit global dhe duhet të trajtohet si e tillë. Këta njerëz nuk duhet të bien në duart e kontrabandistëve, ata kanë nevojë për rrugë të sigurta.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *