Parlamenti Europian votoi me 383 vota pro, duke zgjedhur Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian. Ajo do të drjtojë komisionin për 5 vitet e ardhshme. Në një konferencë për shtyp, ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa tha se 5 vitet e ardhshme politika e saj do të fokusohet në ndërtimin e një kontinenti miqësor, një Europe ekonomikisht të fuqishme dhe një Europe ku mbizotëron sundimi I ligjit.

 

 “Dua të falenderoj gjithë antarët e parlamentit dhe të gjithë ata që më besuan këtë detyrë 5 vjeçare, që mbështetën programin tim. Mendoj se kemi një pikë të mirë fillimi. Dua që Europa të ecë para në 5 vitet e ardhshme, të kthehet në një continent miqësor, një Europe ekonimikisht të fuqishme, një Europe që I shërben qytetëve, dhe një Europe që I shërben sundimit të ligjit. Nesër unë do të jem në Gjermani për të përshëndetur qeverinë time, dhe më pas do të kthehem këtu në Bruksel për të nisur nga puna”

 

327 ligjvënës në parlamentin europian votuan kundër kandidaturës së Ursula Von Der Leyen për postin e kreut të ri të Komisionit Europian. Për këtë ajo tha para gazetarëve se të gjithë ndryshojmë nga njëri-tjetri, por e rëndësishme është që të gjithë të qëndrojnë të bashkuar për qëllimet e përbashkëta.

 

Më herët gjatë flajës së saj para votimit, ministrja e mbrojtjes e gjermaisë premtoi se do të angazhohet maksimalisht në perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se Bashkimi Europian ka nevojë për një fillim të ri, ndaj duhet t’I drejtohemi më seriozisht Ballkanit Perëndimor.

 

Ursula fon der Lajen do të zëvendësojë Jean Claude Juncker,I cili do të lërë postin në fillim të muajit nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *