Subscribe

Besimtarët myslimanë kanë përmbushur detyrimin fetar për të agjëruar 30 ditë në muajin e bekuar të Ramazanit, ndërsa kjo e mërkurë shënon një ditë të rëndësishme në kalendarin e festave islame.

“Për një muaj kemi agjëruar me besimin dhe shpresën e fitimit të kënaqësisë së Zotit. Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot. Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram! Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore”, tha kreu i KMSH.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në urimin e tij nënvizoi edhe rëndësinë e lutjes, jo vetëm për veten por për të gjithë njerëzimin.

“E lusim Zotin që vendi ynë, Shqipëria, të bëhet një vend më i mirë, më i begatë e më shpresëdhënës për shqiptarët. E lusim Zotin që luftërat që po marrin jetë civilësh e fëmijësh në Gaza, Ukrainë e kudo, të marrin fund sa më parë. Motra dhe vëllezër, ngrohtësia e Bajramit le të sjellë lumturi dhe të mbushë jetën tuaj me gëzim dhe hare”, tha kreu i KMSH.

Besimtarët myslimanë agjërojnë duke privuar veten nga ushqimi dhe pijet gjatë orëve të ditës, për ti lënë vend reflektimit shpirtëror dhe afrimit me Zotin. Dita e parë e Fiter Bajramit nis me faljen e namazit në sheshin Skënderbej./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *