Subscribe

Ambasadori amerikan Donald Lu ka surprizuar me urimin e tij për shqiptarët. Edhe këtë fundvit, ai ka zgjedhur që urimet  t’i përcjellë përmes një kënge festive të njohur në të gjithë botën, “Jingle Bells”.

 

Diplomatit Lu i është bashkuar edhe stafi i Ambasadës Amerikane ne Tiranë.

 

Këtë here janë zgjedhur këngëtaret Venera Lumani e Lind Islami.

 

Video e realizuar në oborrin e Ambasadës Amerikane dominohet nga elementë mjaft festivë. Edhe pse në të ka pak drita dhe disa instrumente muzikorë, atmosfera festive ndihet në mënyrën se si janë veshur të gjithë punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Vetë ambasadori i është dorëzuar në veshje këtij fundviti. Pa kostum e kollare, por me kapele e doreza Donald Lu përcjell një urim të ngrohtë për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *