Subscribe

Në vigjilje të krishtlindjes, Kisha ortodokse dhe ajo katolike kanë bërë urimet për festën.

 

Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë shqipërisë Anastas Janullatos, apelin në këtë ditë, e drejtoi nga klasa politike. Kleriku kërkoi nga politikanët që t’i lënë mënjanë mëritë.

 

“Ky është trajtimi terapeutik në periudha krizash, armiqësish dhe ndasish, një element i domosdoshëm për kohezionin social dhe bashkekzistencën paqësore të njerëzve, të komuniteteve dhe të popujve. Në një kohë kur ndasitë, tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën, do ta kremtojmë Krishtlindjen në mënyrë më esenciale, vetëm nëse marrim pjesë, sipas mundësive tona, në përpjekjet për pajtim në ambientin tonë të ngushtë, në jetën profesionale, shoqërore, kishtare e politike. Pajtimi kërcënohet vazhdimisht nga egocentrizmi me shfaqjet e tij të ndryshme, si inati, zemërimi, dëshira për hakmarrje. Mënyra me të cilën Biri dhe Fjala e Perëndisë, i buti dhe i përuluri, vjen në historinë njerëzore, përcakton edhe mënyrën se si do të fitojmë mbi egocentrizmin. Parakusht kryesor për pajtimin mbetet falja, shprehja më e fortë e fuqisë së dashurisë. Fjala e Mishëruar, Krishti, këmbënguli që ne të themi vazhdimisht: “dhe falna fajet tona, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë…”. Ndjesa mbështet dhe gjallëron solidaritetin, bashkëjetesën paqësore të çdo grupimi shoqëror.”

Ndërsa Imzot, Angelo Massafra, në mesazhin e tij u ndal tek tërmeti i 26 nëntorit dhe pasojat që la pas.

 

“Kush e di nëse gjithë kjo rrëmujë shoqërore që jemi duke përjetuar në këtë moment nuk favorizon formimin dhe specializimin në artin e politikës të personave pa interesa personale, por me një dashuri të madhe për Atdheun, të gatshëm për t’u vënë në drejtimin e Vendit?”.

 

Besimtaret katolike mblidhen në mesnatë ne katedralen e Shen Palit për meshën tradicionale. Ndërsa për ortodoksët, mesha mbahet në orët e para të mëngjesit të së merkures.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *