E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Urimet për kardinal Troshanin

Presidenti Nishani ka uruar Dom Ernest Troshanin për shpalljen e tij kardinal dhe vlerëson vendimin e papa Françeskut. Për presidentin, dekreti i atit te shenjte është kurorëzimi i merituar i sakrificave dhe vuajtjeve në emër të besimit, që nuk u lëkund aspak dhe asnjëherë edhe gjatë dekadave të tmerrshme të diktaturës komuniste. Edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha ka dhëne urimin e tij. “Shpallja kardinal e imzot Ernest Troshanit nga papa Françesku është një lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë dhe vlerësim i madh për komunitetin katolik, për mbarë shoqërinë tonë dhe besimtarët në zot – shkruan Basha në facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë