Krerët me te larte te shtetit shqiptar urojnë Kosovën ne 8 vjetorin e pavarësisë se saj. Presidenti Bujar Nishani përmes një mesazhi, vlerësoi arritjet ne ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit, për ta kthyer ate ne faktor paqeje ne Europen Juglindore. Edhe kryeparlamentari Ilir Meta, shprehu mirënjohjen per sakrificat e heronjve te Kosovës. Kryeministri Rama zgjodhi te shoqëronte urimin me një foto te komandantit legjendar Adem Jashari, ne facebook. Me foton e nje shqiponje kreu i opozitës Lulzim Basha përcolli urimin: Gëzuar pavarësinë e Kosovës! Mesazhe kane ardhur edhe nga SHBA, ku presidenti Obama theksoi se vendi i tij mbetet partner i fuqishëm i atyre që duan në Kosovë një të ardhme paqësore, demokratike dhe me prosperitet. Për te kremtuar ditën e pavarësisë, ambasada e Kosovës ne Tirane organizoi një pritje te posaçme ku morën pjese drejtues të lartë të shtetit dhe politikes, anëtare të kabinetit qeveritar, si dhe diplomate ndërkombëtare.