Subscribe

Shtohen shërbimet e urgjencave mjekësore ne zonat turistike. Tashme qe popullsia zhvendoset drejt plazheve apo zonave malore, ministria ka vene ne funksion 25 urgjenca qe do te punojnë pa pushim deri ne muajin shtator. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, deklaroi se kete vit, me kërkese te Ministrisë se Turizmit është ngritur shërbimi edhe ne disa pika turistike malore, Kala e Dodes, Kelmend dhe ne Prespe. Këto qendra do te nisin pune ne 1 korrik. Ne bashkëpunim me qeverinë italiane  dhe financimin per urgjencat mjekësore, spitalet rajonale te Shkodrës, Lezhës, Vlorës dhe Sarandës do te marrin financime per pajisje dhe trajnimin e stafit te mjekeve e infermiereve. Ndërsa ne muajin korrik përfundon godina qendrore e kontrollit dhe menaxhimit te urgjencave ne te gjithë vendin e po ashtu është shtuar flota e ambulancave dhe helikopterëve te urgjencës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *