Subscribe

Në kulmin e sezonit turistik, Qendrat Shëndetësore të shtrira në të gjithë zonat bregdetare, kanë dhënë shërbimet për rastet urgjente. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar Qendrën Shëndetësore në Malin e Robit, zonë e cila prêt një numër të madh turistësh. Ministri i Shëndetësisë vuri theksin ju vetëm tek gatishmëria e ekipit shëndetësor, por mbi të gjitha tek furnizimi me barna të Qendrave. Gjatë 2 javëve të fundit në të gjitha Qendrat Shëndetësore Turistike është vëne re një rritje e numrit të pacientëve për shkak të fluksit të madh të pushuesve në këto zona. Në Qendrës pranë Malit të Robit, gjatë tre javëve të fundit numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *