Festat e fundvitit kanë ndikuar në rritjen e numrit te fëmijëve të prekur nga virozat e stinës, ndërsa situata në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së paraqitet e rënduar.
Në 24 orë, marrin ndihmë më të specializuar deri në 380 fëmijë. Pjesa më e madhe e tyre janë të prekur nga infeksionet respiratore, ku mbizotëron temperatura e lartë. Prindërit thonë se presin me orë për të bërë një vizitë.
PRINDER
“Po presim rradhën, parameje ka 15 të tjerë”.
“Po pres radhën se ka shumë dhe po pres jashtë, para meje ka rreth 20 veta”.
“Nuk ka ardhur rradha akoma sepse ka pasur fluks. Ka kollë, diarre.”
Mjekët kanë trajtuar edhe fëmijë me komplikacione të rënda. Por krahas virozave nuk mungojnë as rastet me alergji që kërkojnë konsulta të tjera.
PRINDER
“Kishim nipin dy muajsh të shtruar në Berat, e trajtuan me antibiotikë por djali sa vinte dhe përkeqësohej sa nuk po merrte më frymë. E morëm me oksigjen dhe e sollëm këtu.”
Mjeket këshillojnë prindërit që në rastet e prekjes së fëmijëve nga virozat, t’i drejtohen specialistëve dhe të shmangin përdorimin vetjak të antibiotikëve.
BEKTASH MANDRI
MJEK PEDIATER
“Kur fëmija fillon kollë, mud të japi ngjirje zëri me shoqërohet më temperaturë dhe është e vështirë për tu kontrolluar,. Këto janë raste urgjente që duhet të drejtohen tek mjeku dhe ai vendos për ecurinë e mëtejmshme dhe jo të vazhdojnë ti mjekojnë vetë apo të shkojnë në farmaci dhe të marrin një shërup kolle. Shërupi i kollës është thjeshtë për ti dhënë mundësi që sekrecionet ti nxjerrë më lëhtë, por nuk është mjekim. Nëse kemi të bëjmë me një ngarekesë virale antibiotikët nuk jepen”.
Janari dhe shkurti pritet të shënojnë kulmin e infektimeve nga virusi i gripit, ndaj specialistët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.