E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Urgjenca Kombëtare: Bëni kujdes! Gjatë 2020-ës, në Shqipëri u regjistruan mbi 6000 aksidente

Urgjenca Kombëtare u kërkon qytetarëve që të kenë kujdes në drejtimin e mjeteve.

 

Reklamë

Në një njoftim të publikuar në media, thuhet se këtë vit ka pasur shumë aksidente rrugore dhe se numri i viktimave nga aksidentet është shumë shqetësues.

 

Në vitin 2020, në Shqipëri ndodhën plot 6 mijë e 248 aksidente rrugore, ku humbën jetën 159 persona.

 

Kryesimin për aksidentet e mban Tirana ndjekur nga Vlora, Durrësi e Korca.

 

Njoftimi i plotë:

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

???? Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”  ‼️ 6248‼️ Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

???? Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën  1261 persona.

???? Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona.

???? Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi patur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

???? Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

???? Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

???? Aksidentet sipas qarqeve:

????Tiranë: 2631 aksidente.

???? Durrës: 576 aksidente.

???? Berat: 328 aksidente.

????Elbasan: 458 aksidente.

????Fier: 442 aksidente.

???? Gjirokastër: 167 aksidente.

???? Korçë: 359 aksidente.

????Kukës: 50 aksidente.

????Lezhë: 297 aksidente..

???? Shkodër: 85 aksidente.

???? Vlorë: 803 aksidente.

????Dibër: 52 aksidente.

‼️Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

????Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor!

Vazhdo të lexosh

Reklamë