E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Urgjenca 10 ditë jashtë funksionit, pacientët shpërndahen te Trauma dhe “Shefqet Ndroqi”

Prej më shumë se 10 ditësh urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  është jashtë funksionit, si pasojë e zjarrit të rënë në një nga dhomat  teknike.

Kjo ka sjellë shpërndarjen e pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi” kur kanë probleme kardiake, ndërsa ata që vuajnë nga problemet gastrointestinale apo kanë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale, çohen në spitalin e Traumës.

“Trauma trajton mesatarisht 200-220  urgjenca në ditë. Ne jemi të njoftuar edhe nga spitalet rajonale kur ata do të vijojnë tek ne në mënyrë që të përgatitemi”, thotë Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode.

Vështirësia më e madhe lidhet me rastet e infarkteve ose hemorragjitë cerebrale pasi koha nuk premton për transportin e pacientit në spitale të tjera. Ndaj, në QSUT është improvizuar një dhomë për urgjencat e rënda.

Reklamë

Për të shmangur çdo sorollatje të qytetareve, ka një koordinim mes Urgjencës Kombëtare dhe Spitaleve Rajonale.  Pacientët nga Gjirokastra, Vlora, Fier e Berati po trajtohen në spitalin Memorial në Fier, ndërsa ata nga Lezha dhe Shkodra në spitalin rajonal të Shkodrës.

“Kjo ka sjellë një shpërndarje të ngarkesës së punës në 4 pika dhe ky menaxhim ka sjellë një përgjigje në kohë”, thotë Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë shumë shpejt spitali i ri në QSUT do t’i kthehet normalitetit pas incidentit të 11 shkurtit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë