Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë në përgjigje të “deklaratave agresive të liderëve të NATO-s”.

 

Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, ai tha se vendet perëndimore kishin ndërmarrë “veprime jo miqësore” ndaj Rusisë dhe kishin vendosur “sanksione të paligjshme”.

 

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik, dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë, por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, ka thënë Putin për televizionin shtetëror.

 

Putin ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos ndërhyjnë në pushtimin që Rusia po bën në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *