Kryeprokurori Olsian Çela ka firmosur këtë të martë një urdhër, ku iu kërkon prokurorëve që të vlerësojnë masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

 

Në dokument thuhet se nëse e vlerësojnë është e nevojshme që të kufizojnë marrjet në pyetje të personave në hetim, dëshmitarëve, por edhe të pandehurve me përjashtim të rasteve kur shkelen afatet apo dëmtohen hetimet.

 

Urdhërohet që të kufizohen veprimet proceduriale në spitale, laboratorë, si dhe duhet të pajisen me të gjitha masat për mbrojtjen fizike. Në mënyrë që të shmangen takimet, kërkohet që edhe veprimet procedurale të bëhen përmes shërbimeve postare.

 

Po ashtu, do të kufizohen edhe mbledhjet, analizat dhe takimet në ambientet e prokurorisë ose policisë. Çela iu kërkon prokurorëve që nëse vlerësojnë se ka prani të shtuar të personave në sallë, mund t’i kërkojnë gjyqtarit që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

 

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe detyrimet e përcaktuara në të zbatohen për një periudhë dy-javore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *