Urdhri i Ilir Prodës: Të shlyhen pagesat e prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit brenda ditës së sotme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit që brenda ditës së sotme të kalojnë pagesat e prapambetura të punonjësve të policisë.
Ilir Proda: Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë ju ngarkon me përgjegjësi.
Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, dhe çdo pagesë tjetër të prapambetur.
Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat.
Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ.
Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.




