Një telegram i quajtur “Shënimi vetëvrasës i Adolf Hitlerit”, në të cilin udhëheqësi nazist refuzoi të largohej nga Berlini ka dal në ankand në Gjermani.

 

Në telegramin e fundit drejtuar marshallit Ferdinand Shörner, I cili I kishte kërkuar që të braktiste kryeqytetin, Hitleri shprehet se nuk do të braktiste betejën përfundimtare dhe se do të vijonte të ishte shembull për gjermanët.

 

“Do të qëndroj në Berlin, në mënyrë që të marr pjesë, në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare për Gjermaninë dhe të jap një shembull të mirë për të gjithë ata që mbeten. Unë besoj se në këtë mënyrë do t’i jap Gjermanisë shërbimin më të mirë. Për pjesën tjetër ju duhet të bëni çdo përpjekje për të fituar luftën për Berlinin. Ju mund të ndihmoni me vendosmëri, duke e shtyrë drejt veriut sa më herët që të jetë e mundur”

 

Më 26 prill, dy ditë pasi Hitleri I dërgoi përgjigjen e tij Schörner, udhëheqësit nazist iu ofrua një dhe një tjetër shans i fundit për të fluturuar nga Berlini, të cilin ai po ashtu nuk pranoi.

 

Hitleri dhe partnerja e tij, Eva Braun, u vetëvranë në bunkerin e Berlinit më 30 prill 1945.

 

Në vullnetin e tij të fundit dhe testamentin, Hitleri e promovoi Schörner si komandantin kryesor të ushtrisë gjermane.

 

Schörner më vonë do të braktiste postin e tij dhe do të ikte në Austri, ku u arrestua nga forcat amerikane.

 

Pas luftës, ai u burgos në burgjet sovjetike dhe në Gjermaninë Perëndimore para se të lirohej në vitin 1963, ku u zhvendos në Mynih dhe vdiq ​në errësirë ​në vitin 1973.

 

Shitja do të bëhet në një ankand dy-ditor duke filluar më 30 prill dhe 1 maj. Telegrami pritet të shkoj në mes shifrave të $ 60,000-$ 80,000.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *