Situata e agravuar për shkak të koronavirusit ka bërë që shkollat në të gjithë vendin të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

 

Tre ditë para afatit të lënë për rihapjen e shkollave, ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen sërish të procesit mësimor.

 

Urdhri i firmosur nga Ogerta Manastirliu erdhi pas vendimit të komitetit të ekspertëve në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes se COVID-19.

 

“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *