E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Urdhëri” i Ramës, dorëhiqen nënkryetarët dhe administratorët në Bashkinë e Beratit

Edhe në Bashkinë e Beratit është zbatuar “urdhëri” i kryeministrit , Edi Rama, për rifreskimin e institucionit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është kërkuar dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, kryetarëve të rajoneve dhe administratorëve të njësive vendore.

Lëvizja vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm, që synon, sipas burimeve, rritjen e efikasitetit në shërbimin ndaj qytetarëve dhe përgatitjen për projekte të reja zhvillimi.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryetari i komanduar i Bashkisë, ndërkohë që emrat e pasardhësve pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë