E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Urdhërarrest për Fet’hullah Gylen

Gjykata e Stambollit ka lëshuar një urdhër arrest për klerikun Fetullah Gylen me akuzën se ai është urdhëruesi i tentativës për grusht shteti më 15 korrik. Ky vendim i gjykatës, vjen pas mijëra arrestimeve në radhët e gazetareve, gjyqtareve, prokurorëve, ushtarëve, punonjësve të policisë dhe atyre në sistemin arsimor. Me heret presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar për mediat se nuk ka asnjë dallim mes militantëve të ISIS, kurdëve apo mbështetësve të klerikut Fetullh Gylen, pasi të gjitha janë organizata terroriste që synojnë të shkatërrojnë vendin. Të gjitha grupet, sikurse ndodhi me 15 korrik me grushtin e shtetit, kanë aftësinë që të veprojnë në mënyrë të organizuar kundër republikës turke, deklaroi Erdogan në një intervistë duke shtuar se Ankaraja zyrtare do të vijojë luftën ndaj tyre. Erdoan ka kërkuar edhe me pare nga SHBA-ja ekstradimin e klerikut Fetyullah Gylen pasi e akuzon ate si përgjegjësin e grushtit te shtetit në Turqi. Por Uashingtoni ka kërkuar fakte mbi te cilat Turqia i mbështet keto akuza.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video