E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Urbanët e Tiranës vijojnë punën, nuk i binden urdhrit për mbylljen e transportit publik

Bashkia e Tiranës njoftoi të mërkurën pezullimin e shërbimit të transportit publik. Qytetarët u informuan se duke filluar nga sot linjat do të ndërpriten për një afat të pacaktuar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Reklamë

Mirëpo, pamjet e kapura në orën 7:00 në Kamëz dhe në hyrje të Tiranës tregojnë të kundërtën. Pavarësisht firmosjes së vendimit për ndërprerjen e transportit publik, konstatohet se disa linja urbane në kryeqytet vijojnë punën normalisht, duke mos e respektuar urdhrin për të shmangur përhapjen e COVID 19.

 

 

“Bashkia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët se nga dita e enjte, datë 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar. Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë: Shërbimi i transportit qytetas; Shërbimi i transportit rrethqytetas; Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes”, thuhej në njoftim të Bashkisë së Tiranës shpërndarë për mediat mbrëmjen e së enjtes”, thuhej në njoftimin e Bashkisë Tiranë një ditë më parë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë