Uragani “Maria” nuk e kurseu Republikën Dominikane nga furia e tij, duke u përplasur mbi disa zona me shira të rrëmbyer dhe erëra të fuqishme. Autoritetet konfirmojnë se janë shkaktuar të paktën 15 viktima ndërsa 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Territori i Porto Rikos, me 3.5 milionë banorë, vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe i goditur nga reshjet e rrëmbyeshme.

 

Stuhia tani po i drejtohet ishujve Bahamas, duke i kërcënuar edhe ata. Kur u përplas mbi Porto Riko si uragan i kategorisë së katërt, “Maria” ishte stuhia më e fuqishme që fshikullonte territorin amerikan në më shumë se 90 vjet, duke shkaktuar përmbytje masive e duke lënë pothuajse të gjithë ishullin pa energji elektrike.

 

Trump e shpalli te enjten gjendjen e jashtëzakonshme ne Porto Riko. Në zonat e goditura lëvizja është e pamundur dhe shkalla e rrezikshmërisë është e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *