E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Irma”, ferri i Karaibeve shndërron ishujt në gërmadha

Uragani “Irma” ka shkaktuar dëme masive në ishujt e Karaibeve. Të paktën 9 persona raportohen të vdekur deri më tani, ndërsa shkatërrimet  janë të pallogaritshme.

 

Autoritetet njoftojnë se shumë ndërtesa janë kthyer në gërmadha, për shkak të uraganit të kategorisë së pestë. Më shumë se 3 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike pasi shirat e dendur dhe erërat e fuqishme që arritën deri në 300 km për ore, kanë rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike.

 

Uragani “Irma” ka shkatërruar ndërtesa dhe ka shkaktuar përmbytje të mëdha në disa territore franceze në Karaibe.  Ishulli i Barbudas është kthyer në një vend thuajse të pabanueshëm. Mijëra njerëz janë strehuar në shkolla. Qeveria franceze shprehu shqetësimin për mijëra njerëz që refuzuan të strehoheshin në ishuj.

 

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ekipet e shpëtimit janë aktivizuar për t’I ardhur në ndihmë të përmbyturve, ndërsa sqaroi  se rruga qe po ndjek stuhia më e fuqishme e Atlantikut në një dekadë, po monitorohet.

 

Sipas parashikimeve, Uragani Irma mund të godasë shtetin e Floridës gjatë fundjavës. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë nisur evakuime masive në zonat ku uragani mendohet të kalojë.

 

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganeve stuhia po kalon në veri të territorit amerikan të Porto Rikos.  Një ditë më parë, ata dhanë paralajmërimin se një tjetër stuhi e quajtur “Jose”, është krijuar tashmë në Atlantik dhe mund të godasë zonat e prekura nga uragani “Irma”.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video