Pas shkatërrimeve katastrofike që la në Ishujt e Karaibeve, uragani ‘Irma’ është drejtuar në ishujt Turks dhe Kaikos. Erërat e fuqishme dhe deti i trazuar goditën territorin britanik, që për herë të parë përjeton një uragan të kategorisë së pestë. Të paktën 1.2 milionë njerëz janë prekur nga uragani, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 14. Britania, Franca dhe Holanda kanë dërguar anije shpëtimi, drejt territoreve të tyre që u shkatërruan nga stuhia.

 

Florida vazhdon gjendjen e emergjencës. Autoritetet po përgatiten për më të keqen. Sipas Kryqit të Kuq, shumë persona kanë refuzuar evakuimin, gjë e cila mund të rrisë bilancin e viktimave. Ishujt kërcënohen nga përhapjen e sëmundjeve infektive në ishujt e Karaibeve, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm nga kanalizimet e shkatërruara.

 

Edhe pse fuqia e erërave të uraganit ka rënë ndjeshëm nga 295 në 270 km/h, uragani ‘Irma’ vazhdon të godasë pa mëshirë çdo gjë në rrugën e saj. Në rrugën e ‘Irmës’ pas ishujve, është Kuba. Turistët kanë nisur largimin, ndërsa banorët e qyteteve bregdetare janë këshilluar të lëvizin drejt vendeve më të larta. Meteorologët paralajmërojnë edhe për një tjetër stuhi të krijuar në Atlantik, e quajtur ‘Jose’.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *