Uragani “Ian” ka sjell një shkaterrim katastrofik në disa shtete amerikane.

 

Mbi 2.6 milionë banorë kanë mbetur pa dritë. Shtëpi të shkatërruara ose të dëmtuara, pemë të shkulura, makina të zhytura nga uji, kjo është situata aktuale që po vuan një pjesë e SHBA nga ky fenomën atmosferik.

 

Pas Kubës, uragani “zbarkoi: në Cayo Costa, pranë Fort Meyers, si një nga uraganet më të dhunshme që goditi ndonjëherë SHBA-në, me erëra prej 240 km në orë.

 

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes humbi forcën dhe u reduktua në një stuhi tropikale, por më pas “Ian” u forcua përsëri, duke u rikthyer në kategorinë e uraganit. Guvernatorët e Virxhinias, Gjeorgjisë dhe Karolinës së Jugut kanë shpallur tashmë gjendjen e jashtëzakonshme.

Viktima e parë e konfirmuar në Florida u regjistrua në Volusia County, në bregun lindor: sipas autoriteteve bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar “i cili doli për të zbrazur pishinën e tij gjatë stuhisë”.

 

Por më pas të vdekurit shkuan në 17, pa lënë mënjanë shumë persona ende të zhdukur. Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur njëzet pasagjerë në një anije emigrantësh që u përmbys të mërkurën pranë arkipelagut Keys, pak larg nga trajektorja e uraganit.

Nga ana tjetër mbi 500 njerëz u shpëtuan në qarqet Charlotte dhe Lee.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *