Subscribe

Të paktën 13 milionë njerëz janë përmbytur nga vërshimet që solli uragani Harvey në Teksas dhe Hjuston. Metereologët njoftojnë se në disa zona, niveli i shirave ka arritur në një metër e gjysmë lartësi. Shumë qytetarë po lëvizin në rrugët kryesore me varka, pasi në të kundërtën kalimi është i pamundur.

 

Ekipet e shpëtimit janë vënë në kushte të vështira për shkak se është e pamundur për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të përmbyturve. Deri më tani më shumë se 2000 persona janë shpëtuar, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje të përmbyturve të hipin në çatitë e ndërtesave për të lehtësuar evakuimin e tyre me helikopter.

 

Sipas mediave vendase, shumë spitale janë evakuuar, ndërsa mbi 300.000 të tjerë kanë mbetur në errësirë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

 

Deri më tani raportohet për 5 viktima, të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të përmbytjeve, por dyshohet se shumë viktima mund të jenë përmbytur në automjetet e tyre.

 

Mediat e përshkruajnë stuhinë si ndër më të mëdhatë në historinë e shtetit të Teksasit. Shërbimi Kombëtar i motit i ka cilësuar të paprecedentë kushtet e krijuara, pasi shume banorë të zonave të përmbytura mund të ishin evakuuar para uraganit të fuqishëm. Meteorologët paralajmërojnë se stuhia mund të përkeqësohet duke arritur përmasa edhe më katastrofike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *