Subscribe

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka mbërritur në Teksas për të vëzhguar më nga afër situatën që shkaktuan përmbytjet që solli uragani Harvey pak ditë më parë. Ai është takuar me zyrtarë të Teksasit, i shoqëruar nga zonja e parë Melanie Trump. Zyrtarët e asgjësisë federale të emergjencave i thanë Trump se banorët po përballen me vështirësi të mëdha, dhe se qindra prej tyre kanë mbetur pa shtëpi. Madje situata paraqitet tejet serioze në Hjuston.

 

Ndërkohë vetëm pak ditë nga stuhia e uraganit Harvey, mijëra njerëz vazhdojnë ende luftën për t’i mbijetuar përmbytjeve. Sasia e shirave në disa zona ka arritur në 1 metër e 50 centimetra. Pjesa më e madhe e rrugëve janë kthyer në lumenj. Njerëzit dhe ekipet e shpëtimit mund të lëvizin vetëm përmes varkave, ose helikopterëve. Të paktën 9 persona kanë humbur jetën, 6 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje. Mbi 3 mijë të tjerë janë shpëtuar në Huston.

 

Helikopterët e skuadrave të shpëtimit evakuuan banorët nga tarracat e pallateve dhe shtëpive, ndërsa qindra shtëpi janë mbuluar nga uji. Mediat raportojnë se më shumë se 12,000 ushtarë civilë janë aktivizuar për t’i ardhur në ndihmë forcave kombëtare në operacionet e kërkim shpëtimit.

 

Deri më tani llogariten të paktën 500,000 persona të prekur nga stuhia që solli uragani Havey. Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të ndërmarrë  veprime të shpejta për t’u ardhur në ndihmë të gjithë personave të prekur, edhe pse kjo do të ketë një kosto të lartë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *