E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Uragani godet Floridën

Uragani Hermine godet Floridën ne SHBA, duke sjelle reshje te dendura dhe ere te forte. Kjo është hera e pare ne 11 vite qe ky shtet preket nga nje uragan. Guvernatori Rick Scott ka shpallur gjendjen e emergjencës ne 51 konte, ne pese prej te cilave u urdhërua evakuimi i banoreve per shkak te rrezikut nga përmbytjet. Shpejtësia e erës arriti ne 130 km/ore. Te paktën 70 mije banore ne Talahasi kane mbetur pa energji elektrike. Sinoptikanet kane parashikuar përmbytje nga reshjet dhe u kane kërkuar banoreve te mos dalin nga shtëpitë. Deri tani nuk raportohet per viktima, por uragani Vilma qe goditi Floridën ne vitin 2005 shkaktoi 5 te vdekur dhe 23 miliard dollarë dëme. 8 mije pjesëtare te Rojës Kombëtare ndodhen ne gatishmëri per t’u ardhur ne ndihme banoreve. Pritet qe uragani te godasë edhe Georgian, ku gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ne dhjetëra konte dhe Karolinen e Veriut dhe te Jugut. Ne brigjet lindore nuk përjashtohet as rreziku nga tornadot.

Më shumë video

Reklamë