E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 minuta më parë
Bota

Uragani Dorian pas Bahamasit niset drejt SHBA-së

Ilustrim · Vizion Plus

Uragani Dorian u forcua sërish në stuhi të kategorisë 3, pasi shkaktoi vdekjen e së paku 20 personave në ishujt Bahamas.

 

Komisioneri për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, tha se rreth 70,000 njerëz “kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë” në Bahamas.

 

Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet, tha ai.

 

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

 

Dorian kërcënon të përfshijë brigjet e ulëta nga Xhorxhia në jugperëndim të Virxhinias.

 

Të enjten, suhia pritet të zbarkojë në dy Karolinat.

 

Dorian ka zbarkuar në Bahamas në fillim të javës, fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

 

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, i cilësoi dëmet e shkaktuara atje si “historike”./ REL

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh