Subscribe

Kjo është një nga urat më të kalueshme në Kukës. Është segmenti që lidh të gjithë pjesën verilindore të vendit me rrethet e tjera e me Kosovën. Lëvizja në të është e madhe, edhe për shkak të importit e eksportit mes dy vendeve. Rreziku po ashtu, pasi kjo urë është e amortizuar.

 

Hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar, çernierat të cilat shërbejnë për eliminimin e tronditjeve dhe lidhjen e trarëve janë dëmtuar, ndërsa mungesa e kushteve të sigurisë për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve tregojnë se mirëmbajtja e urës prej kohësh mungon.

 

Askush nuk kujdeset për të.

 

Drejtuesit e automjeteve  shprehen të rrezikuar gjatë kohës që kalojnë në këtë urë.

 

Në të, aktualisht kalojnë automjete të tonazheve të ndryshëm, ndërsa në asnjë anë të urës nuk ka një tabelë informuese për tonazhin që mund të përballojë kjo urë, duke marrë parasysh edhe vitet që kanë kaluar.

 

Ura në hyrje të Kukësit mbi Drinin e Zi, është ndërtuar në vitin 1974, pas përmbytjes së Kukësit të vjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *