Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për statutin dhe...

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me krizën më...

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë vetëm me...

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin e kontrollit...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ish-futbollisti...

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit civil

Tensionet me Iranin/ Përfundon mbledhja në Shtëpinë e Bardhë,...

Tragjedi në SHBA! Autobusi me pasagjerë përplaset me 6...

Trump mbledh këshilltarët e tij në “Dhomën e Situatave”,...

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes...

“URA”/ Gazetari Barkaj zbulon çfarë ndodhte brenda perandorisë së ndërtuar nga trafiku i drogës, ja si operonte grupi kriminal në Shqipëri

22 Maj 22:02

Një operacion i gjerë ndërkombëtar antidrogë, rezultat i një hetimi të përbashkët mes Prokurorisë Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, ka zbuluar rrjetin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe më tej në disa vende të Bashkimit Evropian dhe Amerikën e Jugut.

Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar dhjetëra episode trafiku dhe pastrimi parash si dhe janë lëshuar masa sigurie për 52 persona në të dyja vendet.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj në studion e Quo Vadis ka ndarë detaje nga ky megaoperacion, teksa deklaroi se “Ura” menaxhohej në Shqipëri.

Ai u shpreh se përdoreshin kryesisht linjat e autobusëve për të bërë shpërndarjen e pagesave të lëndëve narkotike.

Gazetari Barkaj tha se nga ky megaoperacion janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, prona, automjete, llogari bankare, shuma të konsiderueshme parash dhe një televizion privat.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si funksiononte grupi?

Barkaj: Kanë që prej një dekade minimumi që operonin në treg. Të dokumentuara janë 40 episode, 10 në Shqipëri, 30 në Itali. Janë kapur 2 ton kokainë. Ishte një megaoperacion sa i përket SPAK dhe Policisë së Shtetit, por edhe autoriteteve italiane. Kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine. Shpërndahej në Itali, por edhe në shtete të tjera të Evropës. Në Shqipëri vinin kryesisht paratë. Prej vitesh kishin ngritur kompani nga paratë që vinin nga trafiku i drogës. Kishin një dominim të frikshëm, ku shpërndahej te shtetasit italianë, pra ata ishin, le të themi, shpërndarësit. Dominimi ishte nga shqiptarët. Nga 52 masa sigurie, 29 janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri, ku baza ishte në Shqipëri, pra, menaxhohej nga këtu. Përdoreshin kryesisht linjat e autobusëve për të bërë shpërndarjen e pagesave. Pak raste janë që janë kapur në Durrës. Ka pasur edhe dërgesa me pagesa deri në 500 mijë euro me autobusë.

Borakaj: Çfarë u sekuestrua nga ky operacion në Shqipëri?

Barkaj: Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, kryesisht apartamente, prona, automjete, llogari bankare, si dhe shuma të konsiderueshme parash, të paktën 4 milionë euro. Gjithashtu, edhe një televizion privat, ku pronari ishte i përfshirë në skenën e krimeve. Në total, shuma është më e lartë dhe vlera e lëndës narkotike është të paktën 7 milionë euro. Janë shuma shumë të mëdha.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
esido barkaj operacioni ura Quo Vadis us vizion pl

Nga e njëjta kategori

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane, kova me fasule ngre në këmbë policinë

më shumë...

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit e kokainës në Tiranë (EMRI)

më shumë...

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë, sa do të arrijnë temperaturat në vend

më shumë...

“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën: Kam gjithë javën që ju duroj, s’kam energji

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:57

Situatë alarmi e rremë pranë Ambasadës Amerikane,...

9:45

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar, votohet për...

9:05

Operacion antidrogë, policia shtrin në tokë shpërndarësit...

8:52

Skandalet tronditin qeverinë spanjolle, Sánchez përballet me...

8:49

Negociatat në ngërç, Trump gati të firmosë...

8:30

Lajme të pafavorshme për paratë po vijnë...

8:11

Mot kryesisht i kthjellët këtë të shtunë,...

1:25

“Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet...

12:52

Thyen rregullat duke rrezikuar përjashtimin, kush nga...

12:39

Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht...

12:28

“Më ka marrë shumë malli”, Romiri surprizohet...

12:08

“Je komplet falso”, Indri përplaset me Sarën:...

11:57

Letra për Vanesën, Sara: Indri e bëri...

10:49

Kostana fiton sfidën, Indri dhe Klevisa në...

10:15

OKB kritikon planin e Izraelit për zgjerimin...

10:15

Kush rrezikon më shumë? 3 fermerë më...

10:10

“Soni e do Ilirin, është zemërthyer”, çfarë...

9:47

“Ik zhduku, kam gruan jashtë”, Zhaku “provokon”...

9:46

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

9:35

Ushtria izraelite hap zjarr gabimisht ndaj avionit...

Më të klikuarat

  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin”, Rama:...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.