Pamjet e disa mujave më parë të Urës së Zogut mbi lumin Mat, e ndërtuar që në kohën e Mbretërisë dhe pamjet e xhiruara ditën e sotme, tregojnë se ky monument është gati të shkatërrohet.

Uji i rrëmbyer ka marrë më shumë inerte përreth këmbëve të urës, duke i dëmtuar rëndë ato.

Ekspertët kanë bërë të ditur se në pjesën e majtë, ura ka pësuar një ulje prej 30 centimetrash.

Ky objekt është në listën e monumenteve të kulturës , por edhe pse i tillë, atij nuk i është bërë asnjë ndërhyrje përforcuese, duke e lënë të degradohet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *